Plot 14 persona janë vënë nën prangat e policisë italiane, 6 prej tyre shqiptarë.
Arrestimet u kryen pas një operacioni të quajtur “Fokus”, i kryer në emër të luftës kundër trafikimit të drogës në shkolla.
Nga të gjithë të arrestuarit, policia bën me dije vetëm inicialet e dy shqiptarëve të cilët janë vëllezër P.A dhe R.A, njëri 25 e tjetri 22 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se hetimet kishin nisur që në 2015-ën, pas një lajmërimi nga drejtori i një shkolle në Komo, i cili shprehte shqetësimin për shit-blerje të lëndëve narfotikr midis orëve të mësimit.
Operacioni vjen si rezultat i hetimeve të nisura që nga viti 2015, pas një alarmi të lëshuar nga drejtori i një shkolle të njohur në Como të Italisë. Si ndërmjetëse mes studentëve klientë dhe shpërndarësve të drogës vepronte një vajzë vendase e cila e njihte mirë terrenin.
Operacioni u krye nga një bashkëpunim midis autoriteteve policore dhe institucioneve arsimore. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post