08:02 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen 3 persona

09:11 | 13/02/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës, si pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasit Isuf Haka, Jurdjan Kondili dhe Armando Durishti, si dhe ka sekuestruar 68 doza më lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Isuf Haka, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
  • Jurdjan Kondili, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
  • Armando Durishti, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale ‘‘Moskallëzimit të krimit dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge” parashikuar nga neni 300 dhe 285 /a i Kodit Penal.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit Armando Durishti.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit Isuf Haka iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Armando Durishti në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjet dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • Një sasi prej 58 (pesëdhjetë e tetë) doza qese farmaceutike brenda së cilës gjendet lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet proceduriale iu referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka për veprën penale të ‘’Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe Armando Durishti i arrestuar në flagrancë për veprën penale të ‘‘Moskallëzimit të krimit dhe Përshtatja e lokalit për përdorim droge ‘’ parashikuar nga neni 300 dhe 285 /a i Kodit Penal.

Etiketa: doza drogedroge
Pas

Beteja për teatrin, Berisha: Iu tregoj emrat që do të përfitojnë nga kulla që do ndërtohet

Para

Marku dhe vartësi i saj Nezha në Elbasan duhet të flasin për “Ahmetaj-Gjiknuri”. Rrezikohet manipulimi

Para
Zgjedhja e Prokurorit, Basir Çollaku për “Fax News”: Po zvarritet, peshku i jep urdhër peshkatarit

Marku dhe vartësi i saj Nezha në Elbasan duhet të flasin për "Ahmetaj-Gjiknuri". Rrezikohet manipulimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marjorie Taylor Greene kritikon vendimin e Trump për të bombarduar objektet bërthamore iraniane

Vijojnë sulmet e ndërsjellta me Iranin, Izraeli lëshon breshëri raketash mbi infrastrukturës ushtarake në Kermanshah

Zjarri përfshin vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës

Gara e qyteteve për turistët: Tirana, më e lira, por më e mbingarkuara

6 të vdekur dhe dy të zhdukur pas përmbysjes së një varke në liqenin Tahoe

“Make Iran Great Again”! Trump “eksporton” sloganin MAGA dhe shkon më tej: Një ndryshim regjimi është i mundur në Teheran

Avionët B-2 ulen në tokën amerikane, Trump përgëzon pilotët: Bënë një punë të shkëlqyer!

Shkodër/Plagoset një 26-vjeçar me armë zjarri, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

Netanyahu: Izraeli nuk ndalet deri në shkatërrimin e arsenalit bërthamor të Iranit

Gramsh/ Shpërthen bombula e gazit, digjet plotësisht banesa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.