Një komandant ushtarak dhe një ish-oficer policie kanë përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën “Vorri i Bomit” në Tiranë.
Arrestimi Ii tyre u krye në flagrancë me finalizimin e operacionit “Last Service”, ku u vunë në pranga shtetasit Drilon Shqau, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë komandant skuadre në Repartin Ushtarak Pezë Helmës dhe Vehbi Teqja, 48 vjeç, banues në Tiranë, (ish punonjës policie).
Detaje të Policisë së Tiranës:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Last Service”, në kuadër të cilit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- Drilon Shqau, 31 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë komandant skuadre në Repartin Ushtarak Pezë Helmës).
- Vehbi Teqja, 48 vjeç, banues në Tiranë, (ish punonjës policie).
Ndaj këtyre shtetasve disponoheshin informacione se shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë, në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”.
Pas organizimit të shërbimeve policore është bërë e mundur kapja e këtyre shtetasve në flagrancë dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
– 301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë,
– 1 automjet i tipit Mercedes Benz, si dhe
– 4 aparate celulare të markave të ndryshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)