Në kuadër të operacionit të koduar “Louse”, policia Lushnjes ka goditur një grup i cili shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjes.
Pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët e Komisariatit të Lushnjes, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:
1.Ervis Çoku, 34 vjeç. banues në Lushnje.
2.Erjon Çoku, 39 vjeç, banues në Lushnje.
3.Ervin Kiptiu, 38 vjeç, banues në Lushnje.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambjentet e frekuentuara nga personat e lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:
- 30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë
- Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
- Një armë zjarri e tipit pistoletë zastava
- Një krëhër me 8 copë fishekë.
Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpuntorëve të tjerë të perfshirë.