Është finalizuar operacioni i koduar “Muzgu” në Elbasan, ku kanë rënë në pranga 2 persona të akuzuar për shpërndarje të drogave të forta.
Mësohet se në pranga kanë rënë Arjan Cani, 49 vjeç , banues në Berat dhe Arshim Pilinçi, 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë.
Gjatë operacionit polcia ka sekuestruar 505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”.
Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe dy automjete në pronësi të shtetasve të arrestuar.
Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën .
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.
(E.V/Faxweb.al)