Dy raste të shpërndarjes së drogave janë goditur së fundi në kryeqytet, ndërsa në pranga janë vënë dy persona.
Seksioni kundër Narkotikëve në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike arrestoi në flagrancë shtetasit:
- Armando Dervishi, 21 vjeç, banues në Çorovodë.
Këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.
- Fatjon Shkalla, 24 vjeç, banues në Farkë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Farkë në banesën e këtij shtetasi, në një kavanoz iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.
- 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)