Është goditur një grup i shpërndarjes së kokainës në Athinë, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë 5 shqiptarë.
Operacioni është zhvilluar në Nea Smirni, Kalithea dhe Larisa. Shqiptarët janë të moshave 31-35 vjec.
Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim dhe 2 shqiptarë të tjerë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditura.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 436.2 gram kokainë, 300 gram përzierës, 1972 euro, 3 peshore, 2 pistoleta, 2 makina, 14 celularë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post