Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pas akuzave për shpërndarje droge. Ata u vunë në pranga në sajë të intensifikimit të kontrollit kufitar në aeroportin e Perugias, pasi kishin zbritur nga avioni i nisur nga Tirana.
Fillimisht është vënë në pranga njëri prej tyre, 31 vjeç, i diplomuar në Universitetin e Perugias, emri i të cilit rezultonte në listën e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Pas tij, në zonën e parkimit është identifikuar një tjetër person në kërkim që ka rezultuar se kishte lidhje vëllazërie me të arrestuarin e parë. I arrestuari i dytë punonte si akuzë dhe ishte në kërkim për të njëjtën akuzë.
Dy vëllezërit akuzohen për shpërndarjen e kokainës në ambientet universitare. (XH.A/SHUPLAKA)