03:26 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Shpërndanin kokainë, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Fierence (EMRAT)

21:06 | 20/09/2018
në Te Gjitha
0
Shpërndanin kokainë, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Fierence (EMRAT)

Policia e Fierences kanë mbyllur ‘rubinetet’ e një prej organizatave kryesore që furnizohen me sasi të mëdha të drogës nga Holanda në rajonin e Toscana-s, në zonën e Firences në veçanti.

Dhjetë urdhër-arreste janë firmosur nga gjykata për anëtarët e bandës, bëjnë me dije këtë të enjte mediat italiane. Mëngjesin e sotëm, janë ekzekutuar 7 prej tyre, dy më herët gjatë hetimeve të drejtuar nga prokuroria anti-mafia dhe me mbështetjen e INTERPOLI-it, ndërsa një ndodhet ende në kërkim.

Hetimet bënë të mundur dokumentimin e ekzistencës së një shoqërie kriminale të aftë për të siguruar sasi të mëdha të kokainës që u rishitën në zonën e Fiorentinës.

Operacioni i koduar “Balanta”, solli edhe sekuestrimin e 15 kg kokainë në vrazhdën e hetimeve të nisura që në shkurt të vitit 2016. Asokohe u arrestuan dy shpërndarës droge. Hetimet vijuan me arrestimet e dy shqiptarëve: 30 dhe 31 vjeç, të cilët me bashkatdhetarë të tjerë drejtonin trafikun e drogës mes Holandës dhe Italisë. Pjesë e rëndësishme e grupit në shpërndarjen e drogës në Itali, ishte edhe një bashkë me një kosovar i quajtur “supermarketi i drogës”.

Hetimet bënë të mundur dokumentimin e ekzistencës së një grupi kriminal të aftë për të siguruar sasi të mëdha të drogave, që u rishitën kryesisht në zonën metropolitane të Firencës.

Giuseooe Creazzo, Prokuror i Firences, tha se përpos kokainës, grupi trafikonte edhe heroinë, marijuhanë dhe dogra të tjera.

Goditja më e madhe që iu bë grupit ishte ajo në mars të vitit 2016, kur në komunën Campi Bisenzio në Forence, u sekuestruan 8 kg kokainë.

Arrestimet dhe Struktura

Në pranga gjatë aksionit policor ku u përfshinë më shumë se 100 efektivë policie u vu Deme Berisha, kosovari i quajtur “supermarketi i droigës”, për shkak të sasive të drogës që shpërndatë. 25-vjeçari u arrestua orët e para të kësaj të enjteje.

Më pas, efektivët arritën të vinin në pranga edhe furnizuesit: Florenc Ceni 31 vjeç dhe Ervin Nela 32 vjeç. Të dy, sipas hetuesve, kanë bërë udhëtime të shumta në Amsterdam e Rotterdam për tu furnizuar me sasi të konsiderueshme të kokainës.

Kushërinjve iu bashkuan edhe Armando Nela 31 vjeç, kushëriri i Ervin Nelës, Eris Kaleci 33 vjeç, Klodjan Shele 42 vjeç, Besim Duli42 vjeç dhe një 41-vjeçar shqiptar, që është ende në kërkim policor, me iniciale S.H..

Detyrat e grupit ishin të qarta: Florenc Ceni, Ervin Nela dhe S.H. mbanin raporte me furnitorët. Pritjen e korrierëve të drogës që vinte nga Holanda e bënte Amarildo Nela. Ruajtjen Besim Duli. Dhe personat që merrnin dërgesat ishin Eris Kaleci e Klodjan Shele, gjithmonë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Florenc Cenit dhe Ervin Nelës.

Pas

Lëvizjet e prokurorëve/ Reagon Lulzim Basha: Ky është skenari që po luhet, krimi po triumfon

Para

Rama e quan godinën e teatrit “varr të hapur”: S’ka vlerë. Ligj të posaçëm ka miratuar edhe shumica e kaluar

Para
Rama e quan godinën e teatrit “varr të hapur”: S’ka vlerë. Ligj të posaçëm ka miratuar edhe shumica e kaluar

Rama e quan godinën e teatrit “varr të hapur”: S’ka vlerë. Ligj të posaçëm ka miratuar edhe shumica e kaluar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.