3 të rinj janë arrestuar nga policia pasi shpërndanin lëndë narkotike ekstazi, në zona të ndryshme të Tiranës. Ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.
Njoftimi i policise:
Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Punisher”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Shpërndanin lëndë narkotike ekstazi, në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 3 shtetas.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Punisher”.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. B.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.
Në cilësinë e provës materiale u srkuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.