00:18 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Shpërndanin para për fushatë me makinën e KESH, 5 persona shoqërohen në komisariat

22:30 | 23/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
50 Euro për një votë, çfarë po ndodh në Shkodër dhe makina që po qarkullon

Ditën e fundit të fushatës zgjedhore, policia ka kapur në flagrancë disa persona, duke shpërndarë para në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja është shënuar sot në Lagjen ‘Guerrile’ në Shkodër, ndërsa disa persona me një makinë të bardhë me logon e KESH, shpërndante vlera monetare.

Madje një nga personat me vete kishte dhe listën e personave përfitues të dëmshpërblimeve për zonat e përmbyrura, ku bënte pjesë edhe vetë.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm u denoncua gjatë ditës së sotme edhe nga “Zalart”, që në një artikull shkruante se qytetarëve në Shkodër po iu blihen votat në këmbim të 50 eurove.

Megjithatë sipas “Zalart”, makina është në pronësi të PSD-së, kandidati i së cilës për Shkodrën është Tom Doshi. Por policia njofton se makina është e KESH, megjithatë ende nuk është e sigurt nëse bëhet  fjalë për të njëjtin rast.

DETAJET E POLICISË

Sot, Policia mori një informacion se persona të paidentifikuar ishin duke shpërndarë vlera monetare në vëndin e quajtur Lagjia ‘Guerrile’ Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan në vendin konkret ku u konstatua automjeti me targë AA 147 NC, tip ‘Ford’ me ngjyrë të bardhë me logo dhe në pronësi të KESH Tiranë. Ne mjet u gjeten shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues ne Tiranë, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike të KESH, së bashku me shtetasit A. P, G. L, P. Ll. dhe N. N., të cilët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Gjatës deklarimeve, shtetasi A. Gj, pohoi se prej rreth një muaji ishte autorizuar nga Korporata Energjitike Shqiptare për shpërndarjen e dëmshpërblimeve (në çeqe) në zonat e përmbytura për rrethin e Shkodrës sipas VKM-së nr 842 datë 16.12.2011 dhe urdhërit nr 150 datë 18.04.2017 të Ministrit të Energjitikës.

Ai me vete kishte dhe listën e personave përfitues të dëmshpërblimeve, në të cilën figuronin dhe shtetasit e lartpërmendur. Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për vleresim të rastit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: keshmakina
Pas

Shpërndanin pako me ushqime në emër të Tom Doshit, shoqërohen në Policinë e Shkodrës dy persona

Para

Meta-Çanit: “Pse ma nxorre Lulin nga dera?”. Tregon pse i humbi dashuria dhe qetësia

Para
Meta-Çanit: “Pse ma nxorre Lulin nga dera?”. Tregon pse i humbi dashuria dhe qetësia

Meta-Çanit: "Pse ma nxorre Lulin nga dera?". Tregon pse i humbi dashuria dhe qetësia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.