Nga policia në Fierit është finalizuar me sukses operacioni “White” dhe janë kapur 22 doza kokainë. Në prangat e policisë ka rënë Marsel Korreshi, 27 vjeç, me banim në Lushnjë. Ai shpërndante dozat e kokainës në lagjen “Çlirimi” në qytetin e Lushnjës.
DETAJE:
Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se në lagjen “Çlirimi” Lushnje shpërndahej lëndë narkotike, u organizua puna dhe u bë i mundur finalizimi i operacionit antidrogë të koduar “WHITE”, si rezultat i të cilit u bë kapja në flagrancë e autorit që posedonte lëndën narkotike.
Konkretisht, në lagjen “Çlirimi”, Lushnje, nga kontrolli personal që iu bë shtetasit Marsel Korreshi, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post