Një shtetas tjetër është vënë në prangat e policisë pasi i është sekuestruar 308 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. I arrestuari është shtetasi me inicialet K.L, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Detaje:
Më datë 19.04.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
K.L, 34 vjeç, banues në Tiranë. Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, në zona të ndryshme të Tiranës, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip “Volkswagen”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
308 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)