Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.5 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një peshore elektronike si dhe një sasi e vogël lekësh.
I arrestuari është Asjan Topi, 22 vjeç, banues në Lagjen 30 Vjetori, Berat.
Njoftimi i policisë:
Berat
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogërave të forta
Arrestohet në flagrancë poseduesi.
Më datë 28.05.2018, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Berat, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :
– Asjan Topi, 22 vjeç, banues në Lagjen 30 Vjetori, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.5 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një peshore elektronike si dhe një sasi e vogël lekësh.
Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Discussion about this post