Policia ka arrestuar një 21-vjeçarë në Berat pasi shpërndante lëndë narkotike në shkolla.
Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se ky person shpërndante lëndë narkotike Canabis Sattiva pranë ambjeteve të jashtme të shkollave.
NJOFTIMI I POLICISË:
Berat
Shpërndante lëndë narkotike Canabis Sattiva në shkolla, arrestohet në flagrancë nga policia.
pecialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
- Alvaro Nallbani, 21 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike Canabis Sattiva pranë ambjeteve të jashtme të shkollave.
Nga kontrolli fizik që ju ushtrua shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet dhe sekuestrua nje sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar Canabis Sattiva e ndarë në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. (B.H/Faxweb)