Dy persona janë arrestuar e Lezhës nga policia për shitje të lëndëve narkotike. Në pranga ka përfunduar E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë.
Në njoftimin e policisë thuhet se “ky shtetas, dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis – sattiva, të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave”.
Gjithashtu është arrestuar Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë.
Me vendim Nr. 113 datë 04.04.2018 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
(M.Q/Faxweb)