Kryeministri Edi Rama është akuzuar përherë për shpërndarje të padrejtë të fondeve për Bashkitë në vend, e nisur kjo nga ndarja në drejtim mes të majtës dhe të djathtës.
Në një grafik të shpërndarë nga Jamarbër Malltezi shihet se dy bashki të djathta e veçanërisht Shkodra është masakruar për fondet e dhëna.
Jo pak herë Voltana Ademi dhe kryeministri Rama janë përfshirë në replika mes tyre, ky Rama ka akuzuar kryebashkiaken për situatën në të cilën ndodhet qyteti.
Nga grafiku i shpërndarë nga Malltezi shihet se Durrësi është qarku që ka marrë më shumë fonde, po duhet theksuar që Tirana nuk është e përfshirë në grafik.
“Një i çmendur gjithë vendin çmend”, ka qenë komenti i vetë Malltezit. Pavarësisht se Kavaja apo Kruja kanë popullsi më të ulët sesa Shkodra fondet për to kanë qenë disafish më të larta.
(E.K/SHUPLAKA)