6 raste të reja janë regjistruar këtë të hënë të prekur nga covid 19. Kjo shifër sjell edhe njëherë në qëndër të vëmendjes virusin i cili për më shumë se dy muaj mbylli shqiptarët, por duket se lehtësirat e krijuara së fundmi nga qeveria dhe neglizhenca e qytetarëve ka bërë që sot në Shkodër të këmi 6 raste të reja me covid.
Vatra e re, është ajo e Poliklinikës së Shkodrës ku para tre ditësh dy sanitare të këtij institucioni rezultuan pozitiv, ndërkohe që pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, nisën të shtoheshin rastet me covid, kryesisht familjarë por edhe raste te reja. Kjo ka bërë që Poliklinika e Shkodrës të mbyllë dyert, ndërkohë që vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 7 teste, 6 persona të rezultojnë pozitiv.
Kjo situatë është një këmbanë alarmi, për institucionet por edhe qytetarët si për ti treguar se vala e rrèzikut nuk ka kaluar ende dhe rregullat nuk duhen harruar. Edhe dje pati një shtim të numrit të rasteve që kishin nevojë për shërbim spitalor, duke e çuar numrin e të shtruarve në 30.