Situata me krimin në vend ka shkaktuar debate të forta në opinionin publik. Së fundi analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit për të diskutuar në lidhje me temën “krim dhe politikë”, është shprehur se është shumë e thjeshtë që të kuptohet se kujt i përkasin këto banda që veprojnë në Elbasan dhe Durrës.
Bushati tha se mjafton që të shikojmë se kush fiton në këto qytete dhe e kupton se kush e kontrollon, duke nënkuptuar PS-në.
Ai tha se Rama nuk hoqi nga kandidimi vetëm kryetarin e bashkisë së Elbasanit dhe të Durrësit, që sipas tyre me anë të klanevë mafioze kanë siguruar edhe vota.
“Po është shumë e thjeshtë mo, shikoni kush fiton në këto dy qytete dhe kuptoni se kush i kontrollon këto banda, most ë bëjmë teori tani”, tha Bushati.
“Rama të vetmit kryetarë që nuk ndërroi ishin ai i Elbasanit dhe i Durrësit, shiko kush përfiton nga krimi dhe e kupton kush i kontrollon”, shtoi ai. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post