Lajmi se autoritetet në Hollandë kanë kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët, duket se ka ngritur në këmbë të gjithë Partinë Demokratike.
Pas Berishës, Topallit, Malltezit, një reagim vjen edhe nga ish-deputeti Arben Ristani, i cili ndryshe nga të parët bën një paralelizëm mes rikthimit të vizave dhe shpërthimit të ujërave të zeza në zonat turistike në vend.
“Hollanda kerkon rivendosjen e vizave per shqiptaret. Ne 8 vende te B.E. shqiptaret perbejne grupet kryesore te azilkerkuesve.
E gjitha kjo nderkohe qe rilindja ka bere aq sa nuk eshte bere ne 25 vite ne Shqiperi.
Çe duam levizjen e lire, mire jemi ne m..tin tone.”, shkruan Ristani.
Policia dhe prokuroria në Amsterdam kërkojnë nga qeveria pezullimin e vizave për shqiptarët. Këtë kërkesë e kanë bërë përmes një raporti dërguar qeverisë.
Sipas autoriteteve holandeze, shqiptarët gjithnjë e më shumë luajnë një rol të rëndësishëm në trafikimin e drogës.
Udhëtimi lirshëm në Holandë konsiderohet si një nga arsyet kryesore që ka sjellë këtë rritje të kriminalitetit në këtë vend. (D.D/Shuplaka)