09:45 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shpërthen Ballist Morina pas humbjes me Bosnjën: De Biazi largohu!

22:51 | 28/03/2017
në Sport, Te Fundit
0
Shpërthen Ballist Morina pas humbjes me Bosnjën: De Biazi largohu!

Pas humbjes së Kombëtares në miqësoren me Bosnjën në “Elbasan Arena”, Ismaili Morina i njohur ndryshe si “ballisti” i Beogradit ka reaguar ashpër ndaj trajnerit Xhani De Biasi ku i kërkon largimin në rrjetet sociale.

Përmes një statusi, Ballist Morina i kërkon trajnerit italian të largohet nga drejtimi i Shqipërisë dhe i përmend se nuk duhet të prekë benjaminët e tifozerisë kuqezi si Meha, Kaçe, Gashi, Abrashi dhe Xhaka.

Gjithashtu ai pozicionohet në krah të tifogrupit “Illyrian Elite” që shkaktoi një incident të rëndë për imazhin e tifozërisë shqiptare në Palermo gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri, pasi me me anë të fishekzjarrëve të hedhur dhe tymuesve ndërprenë ndeshjen për 9 minuta.
Screenshot001
Postimi i Ballist Morinës:
“De Biazi largohu!!!
Benjaminët tanë nuk preken!!
#Meha
#Kaçe
#Gashi
#Abrashi
#Xhaka
#QendrofortIllyrianElite”

Në harkun e një jave kombëtarja shqiptare e futbollit regjistroi disfatën e dytë, këtë herë në një ndeshje që kishte vetëm vlera miqësore, por do të reflektohet në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë humbën 1-2 ndaj Bosnjës në stadiumin “Elbasan Arena” në një 90-minutësh ku treguan shumë pak grintë dhe u zgjuan vonë përballë boshnjakëve.

Në një ndeshje ku trajneri De Biasi kishte bërë shumë ndryshime në formacionin titullar, baraspesha zgjati vetëm 7 minuta. Një gabim në prapavijë nga Frederik Veseli na ndëshkoi me një penallti, e cila u konvertua në gol nga sulmuesi Edin Dzeko.

Kuqezinjtë kërkuan të reagojnë, por aksionet në portën e Begoviç u limituan në tentativat aspak efektive të Hykës dhe Balajt.

Pak para pushimit mesfushori i Lacios, Senad Luliç dyfishoi rezultatin. Stadiumi “Elbasan Arena”, gjysmë i boshatisur, tregonte më së miri problemet mes federatës dhe grupimeve të tifozërive, por ata mbështetës që kishin zgjedhur shkallët e impiantit, gëzuan me golin e vetëm kuqezi, atë të shënuar nga Bekim Balaj.

Sulmuesi shkodran tundi rrjetën me kokë pas një krosimi të Hykës, por ofensiva finale nuk evitoi dot humbjen e Shqipërisë.
(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: ballisti
Pas

Kush është nipi i Skënder Gjinushit që Berisha e akuzon për vrasjen e Azem Hajdarit? Përgjigjet Izet Haxhia

Para

Videoja denigruese e futbollistëve të Kombëtares me imamin, reagon Komuniteti Mysliman: Cënon harmoninë fetare!

Para
Videoja denigruese e futbollistëve të Kombëtares me imamin, reagon Komuniteti Mysliman: Cënon harmoninë fetare!

Videoja denigruese e futbollistëve të Kombëtares me imamin, reagon Komuniteti Mysliman: Cënon harmoninë fetare!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”

BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon energjinë dhe financat

Tiranë/ Lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, vetëm dëme materiale

Shirat e mesnatës ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Drenovë, situata tashmë nën kontroll

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.