Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në Studio e Hapur” i pyetur nëse çadra e ngritur në Bulevard ishte një dështim.
Kreu i PD-SË u tha se çadra nuk ishte dështim,por sipas tij Rama ka korruptuar edhe ndërkombëtarët.
“Jo nuk e quaj dështim çadrën pasi ne ndërgjegjësuam shoqërinë shqiptare. Rama ja doli falë krimit të mbijetonte. Ai ka korruptuar edhe ndërkombëtarët nuk ka rëndësi këtu apo në Bruksel. Rama ka diplomacinë e drogës. Nëse do kishim të njëjtit standard ndërkombëtar si në Maqedoni apo këtu Rama nuk do ishte kryeministër. Të gjitha këto propaganda dhe lobingje kontribuuan që lëvizja jonë mos kulmonte me qëllimin që ne kishim. Rama nuk ka një mazhorancë legjitime. Unë mendoj se angazhimi i bandave të drogës ndihmuan Ramën.
Pse thotë Rama jemi konkurrentë unë them nuk jemi, sepse të jesh konkurrentë do të thotë të ndash edhe ngastrat e drogës. Unë s’mund të jem konkurrent i tij kurrë, unë konkurroj për një Shqipëri europiane, ku policia mos të jetë nën terrorin e bandave por anasjelltas. Dy mundësi kishim: Edi Ramën nuk e largonim dot, kishte dy standarde, Gruevskit i thanë jo, këtij me ngastra droge jo. Kur nuk ndodhi kjo, PD o do ngelej jashtë procesit zgjedhor, dhe e dyta duke përdorur zemërgjerësinë maksimale nga aleatët amerikanë duke pranuar paketën dhe nuk arritëm pak. Pyetja shtrohet çfarë mundësish kishte PD-ja.”, tha Basha. (S.SH/Shuplaka)