Shpërthen bombola e gazit në ballkonin e banesës në Kurbin, plagoset 24-vjeçarja. M.G është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë , aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut per jetën.
DETAJET:
Më date 03.10.2017, rreth ores 07:40 , në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç – Kurbin , ka shpërthyer një bombël gazi e cila ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit.
Për pasojë është lënduar shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë , aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut per jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(E.K/SHUPLAKA)