Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë pranë tregut në Librazhd ndërsa ka mbetur i plagosur 74-vjeçari Safet Qarri. Ky i fundit në momentin e shpërthimit ka qenë në banesë në një ambient të cilin e përdor për shitje farërash bujqësore dhe fidanë frutorë.
Dëmet nga shpërthimi janë të mëdha. Sakaq 74-vjeçari është dërgusr në spital për mjekim.
Policia në vendngjarje po heton shkaqet.
Njoftimi i policise:
Librazhd/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 1, Librazhd, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer një bombul e vogël gatimi, në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi S. Q., 74 vjeç.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën, 74-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të kësaj ngjarjeje.