Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Mësohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në afërsi të zonës fizike bërthamore.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse që mundësuan evakuimin e banorëve që ishin në vijën e rrezikut.
Burime të policisë bëjnë me dije se bombola e gazit ishte vendosur në ballkonin e apartamentit dhe nga aty ka marrë flakë duke vënë në rrezik anëtarët e familjes. Nuk dihet nëse ajo kishte pësuar defekt apo një pakujdesi e familjarëve është bërë shkak.
(XH.A/SHUPLAKA)