Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kuman të Roskovecit, ku në një banesë ka shpërthyer një bombolë gazi.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit shtëpia private është djegur plotësisht, mirëpo për fat të mirë nuk ka patur të lënduar. Kjo sepse banorët e shtëpisë kanë dalë menjëherë jashtë sapo ka shpërthyer bombola.
Sakaq, forcat zjarrfikëse të Patosit dhe policia ndodhen në vendngjarje. Mësohet se banesa i përkiste Sadush Veliajt. (D.D/Shuplaka)