Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnje ku për shkak të shpërthimit të një bombule gazi kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur Ilzjaz dhe Esma Kojku për të cilët mësohet se janë çift bashkëshortësh.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk Sektor dhe të plagosurit janë nisur drejt spitalit. Mësohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshorti i saj, 75-vjeç ka marrë lëndime disi më të rënda.
Ende janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet përse ka ndodhur ngjarja ndërsa grupi hetimor ka jnisur punën për zbardhjen e tyre.
“Sot rreth orës 12:20 në fshatin Dushk Sektor, Lushnje, dyshohet se ka shpërthyer një bombel gazi në banesën e shtetasit I. K, 75 vjeç. Si pasojë e shpërthimit kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi I.K dhe bashkëshortja e tij shtetasja E.K të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)