Të paktën 55 persona humbën jetën në orët e vona të natës e të dielës, pas shpërthimit të një kamioni cisternë që mbante benzinë, disa qindra metra nga Aeroporti Ndërkombëtar Niamey ne Nigeri, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme për AFP.
“Numri i personave që humbën jetën nga shpërthimi ishte 55 dhe 36 të plagosur. Viktimat u dogjën, “ shtoi ai.
“Para mesnatës, dola nga shtëpia dhe pashë automjetin që kishte rënë. Njerëzit erdhën nga kudo për të marrë benzinë. Pastaj, pashë një zjarr dhe të gjithë ishin të mbështjellë në flake”, tha një dëshmitare.
Një tregtar, i cili ishte dëshmitar gjatë shpërthimit tha se kishte parë shumë shoferë makinash dhe të tjerët, që u mblodhën rreth cisternës. “Nuk kishte askund zjarr dhe pastaj u bë shpërthimi. Pashë të paktën 40 të vdekur.”
Ministri i Brendshëm tha se një nga shoferët mund të mos ketë fikur motorrin e automjetit teksa i ka marrë benzene duke njoftuar se shumica e të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
“Një shkëndijë shkaktoi shpërthimin, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm. Shumica e të plagosurve janë në gjendje të rëndë, sepse i kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë. Të vdekurit janë zhdukur në një pikë ku shumë janë të vështirë të njihen”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)