Deputeti i PD-së Luçjano Boçi ka reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit duke iu theksuar se “boll u tallët me studentët e lexojeni ligjin, për të cilin ishit gati të binit dëshmorë”.
“Të gjitha vendimet e tyre do jenë detyrimisht nën kufirin maksimal të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe të miratuar nga Kryeministri i koncesioneve. Mirë që bëjnë ligje skandaloze, por dhe mësimin e tyre e kanë skandaloz! Të vjen vërtet keq dhe revoltë njëkohësisht, kur dëgjon përgjigjet e Ministrisë së Arsimit.”, shrpehet Boçi.
REAGIM:
MINISTRIA E ARSIMIT NUK DO E NUK DO QË TË MËSOJË…
Në reagimin e sotëm, Ministria e Arsimit i përgjigjet studentëve në protestë se “tarifat e studimit nuk vendosen më nga qeveria por nga vetë institucionet arsimore pra që janë universitetet. Çdo universitet vendos vetë për politikat që ndjek.”
Mashtrim dhe paaftësi bashkë = MASR.
Boll u tallët me studentët e lexojeni ligjin, për të cilin ishit gati të binit dëshmorë!
Ja çfarë thotë Ligji i AL për këtë!!!!!
Në nenin 7 pika f, pëcaktohet “e zeza mbi të bardhë”, se Ministria përgjegjëse për Arsimin
“i propozon Këshillit të Ministrave kufirin maksimal të tarifës së shkollimit për programet e studimit të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë”
Pra thjesht e qartë!
N.q.s ministria vendos një kufi maksimal tarifimi, p.sh 200.000 lekë të vjetra, për çdo program studimi, asnjë Universitet publik nuk mund ta tejkalojë.
Të gjitha vendimet e tyre do jenë detyrimisht nën kufirin maksimal të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe të miratuar nga Kryeministri i koncesioneve.
Mirë që bëjnë ligje skandaloze, por dhe mësimin e tyre e kanë skandaloz!
Të vjen vërtet keq dhe revoltë njëkohësisht, kur dëgjon përgjigjet e Ministrisë së Arsimit. (J.V/Faxweb)