Deputeti socialist, Erion Braçe, reagon për debatet midis dy partive qeverisëse PS dhe LSI.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Braçe i sugjeron palës së tij në qeveri dhe kryeministrit Rama që të vazhdojnë punën dhe mos të merren me llafet e LSI-së.
“PS, qeveria dalë prej saj, duhet të jetë tërësisht e fokusuar tek puna, dhe jo tek llafet. Me llafe nuk ja dalim dot.”, shkruan Braçe.
Sipas deputetit, produkti i LSI-së janë veç llafet, duke iu referuar kështu akuzave të fundit ndaj ministrit Tahiri për çështjen e kanabisit.
Statusi i Braçes:
“Une mendoj se, Partia Socialiste, Qeveria e dale prej saj, duhet te jete teresisht e fokusuar tek puna. Vetem tek puna. Deri ne fund! Ka gojtare plot ne kete vend, produkti i tyre jane vec llafet. Asgje tjeter. Aaaa po, e kane te thjeshte te thone: Ne mbajme llafin! Por puna eshte shume me teper se kaq. Shume me teper se llafet. Per llafe ka kohe plot. Per punen koha mbaron. Ndaj puna duhet te marre kohen qe harxhojne llafet. Puna ndrit. Puna ben diferencen. Tek puna duhet te jemi e me pune duhet te bejme perpara. Me llafe nuk ja dalim dot!” (D.D/Shuplaka)