10:12 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shpërthen Fatmir Hoxha: Vota e lirë u shit përmes marrëveshjes Rama–Basha, nuk i njohim zgjedhjet

17:21 | 14/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen Fatmir Hoxha: Vota e lirë u shit përmes marrëveshjes Rama–Basha, nuk i njohim zgjedhjet

Kreu i Partisë së të Drejtave të Mohuara, Fatmir Hoxha me anë të një deklaratë për mediat ka renditur arsyjet pse kjo forcë poltike nuk i njeh zgjedhjet e 25 qershorit.

“Vota e lirë u shit përmes marrëveshjes Rama – Basha. Siç ka deklaruar publikisht kryeministri, pjesë e marrëveshjes ishte edhe njohja pa kundërshtim inrezultatit nga humbësi. Rinimërimi i 64 kutive të Tiranës dje nga KQZ dëshmoi se pothuaj në të gjitha kutitë pati parregullsi e tjetèrsim të votave të Shqiptarëve”, shprehet Hoxha në deklaratën e tij.

Deklarata e plotë:

Sot, më 14 korrik 2017, pasi analizoi zhvillimet politike në vend gjatë muajve të fundt, ato të Opozitës së Bashkuar që nga 18 shkurti 2017, marrëveshjen Rama – Basha të 18 majit, fushatën e zgjedhjeve dhe votimet e 25 qershorit si dhe situatën e krijuar pas këtyre zgjedhjeve, Kryesia e PDM e re konstaton se:

1 – Sistemi pluralist, i rikthyer prej lëvizjes antikomuniste në vitin 1990 në Shqipëri është goditur në parim dhe në themel. Me marrëveshje okulte, jashtëligjore pluralizmi është përçudnuar, duke hequr mundësinë përfaqësimit dhe zgjedhjes për shtresa, grupime a ide të ndryshme.

2 – Vota e lirë u shit përmes marrëveshjes Rama – Basha. Siç ka deklaruar publikisht kryeministri, pjesë e marrëveshjes ishte edhe njohja pa kundërshtim inrezultatit nga humbësi. Rinimërimi i 64 kutive të Tiranës dje nga KQZ dëshmoi se pothuaj në të gjitha kutitë pati parregullsi e tjetèrsim të votave të Shqiptarëve.

3 – Shitjen e kauzës së opozitës nga kryetari i Partisë Demokratike. Partitë e opozitës iu bashkuan zotit Basha për shkak se ndanin të njejtin qëndrim për:

  1. a) Edi Ramën si përfaqësues të krimit në politikë.
  2. b) Edi Ramën si autorin dhe fajtorin e kultivimit masiv të hashashit në vend dhe koka e trafikut.
  3. c) Edi Rama si armik i demokracisë dhe ideator e autor i planit të blerjes së votave përmes parave të drogës.

Në fushatën e Lulzim Bashës për zgjedhjet parlamentare këto argumenta jo vetëm nuk u përdorën, por, përmes ministrave “teknikë” të caktuar nga PD, figura e Ramës u pastrua plotësisht. Njerëzit e PD -së në qe eri nuk zbuluan asnjë parcelë hashashi, asnjë lidhje të Ramës me krimin dhe asnjë blerje vote përmes parave të drogës.

4 – Instalimin e totalitarizmit përmes votës së tjetërsuar nga keqpërdorimi i opozitarizmit nga Lulzim Basha. Lënia jashtë procesit e shumicës së aleatëve opozitarë që mbajtën 90 ditë protestë dhe lënia jashtë Kuvendit edhe e atyre aleatëve që futi në lista, marrja e një rezultati më të dobët se kurrë, por të paralajmëruar shumë herër, e bën kryetarin e sotëm të Partisë Demokratike bashkëpërgjegjës për instalimin e totalitarizmit të Edi Ramës me 74 deputetët e tij.

Për Këto arsye:

PDM e re vendosi:

1 – Të mos njohë zgjedhjet e 25 qershorit dhe rezultatin e dalë prej tij për shka të veprimeve jashtëligjore, jashtëinstitucionale dhe tjetërsim të provuar të votës gjatë gjithë proçesit, pèrfshi edhe numërimin

2 – Të konsiderojë nul marrëveshsjen Rama – Basha, si një puç dhe akt tradhëtie ndaj demokracisë.

3 – Të nisë betejën për rikthimin e pluralizmit dhe vlerave demokratike të dhjetorit ’90

3 – Të marrë përsipër përfaqësimin e idelologjisë së djathtë shqiptare, luftën kundër komunizmit, mbështetur edhe mbi rezolutat e PE.

4 – Të koordinojë aktivitetin opozitar kundër oligarkisë me çdo aktor politik të gatshëm për veprim konkret, mbi bazat dhe parimet perëndimore të demokracisë.

5 – Të ftojë shqiptarët e papërfaqësuar nga politika e pazareve t’u bashkohen lëvizjeve për rikthimin demokracisë në vend dhe rikthimin e sovranitetit të shitur nga marrëveshjet okulte.

Kryetari i PDM e re

Fatmir HOXHA

(S.SH/Shuplaka)

 

 

 

Pas

KQZ kërkon ekspertë për auditimin e fondeve të partive

Para

Instituti i Studimeve Politike: Të nisë hetimi penal ndaj atyre që devijuan votat e 25 qershorit

Para
PDIU publikon VIDEON E RE: Si i grabisin sërish votat në mes të Tiranës

Instituti i Studimeve Politike: Të nisë hetimi penal ndaj atyre që devijuan votat e 25 qershorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri

Ministria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Shtyhet seanca gjyqësore për atentatin ndaj Arjan Ndojës, mungon një anëtar i trupit gjykues

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”

BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon energjinë dhe financat

Tiranë/ Lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, vetëm dëme materiale

Shirat e mesnatës ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Drenovë, situata tashmë nën kontroll

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.