Profesori dhe akademiku Artan Fuga është përfshirë në një debat me diplomatin Shaban Muratin. Fillimisht diplomati Murati e ka akuzuar Fugën se kishte marrë tendera nga opozita ndërkohë që nipi i tij nga kryeministri. Pas shkrimit të Murratit ka reaguar edhe Fuga, i cili i përgjigjet plot ironi shkrimit të diplomatit. Sipas Fugës lajmi në lidhje me tenderat nuk është i vëretë, dhe kjo as ka ndodhur edhe as do të ndodhë ndonjëherë.
Por Fuga përsëri nuk është ndalur. Duke e quajtur Muratin një limon i shtrydhur fort ai është shprehur se familja është familje dhe nuk ka pacavure që e quan veten media që të thyejë dhe cënojë sadopak unitetin, dashurinë dhe solidaritetin e Fugajve që nuk janë edhe aq pak.
Fuga na treon edhe marrëdhënine që ka me nipin e tij Endri Fugën dhe vëllain e tij. Sipas Fugës familja e tij nuk ka marrë as dëmshpërblimet dhe pronat që ka pasur pasi ka qenë një familje pasanike.
“Kurse sa për nipin tim më ka thënë se ai punon pranë kabinetit të kryeministrit Rama. Ma kanë thënë të tjerë, sinqerisht, sepse me të kurrë nuk kemi folur as ai për punët e mia dhe as unë për punët e tij. Deklaroj që kurrë nuk kemi folur. Ai pus për punët e veta, unë introverti për projektet e mia. Endrin unë e dua shumë fort si nip. Po ta shihja përshembull Shabanin që do ta prekte me dorë në rrugë, do ta gremisja tutje në mbrojtje të familjarit tim. Por si duket për shumë e shumë gjëra në politikë dhe në shoqëri unë dhe Endri nuk ndajmë të njejtat bindje, opinione, qendrime.”, shprehet akademiku për nipin e tij.
Reagimi:
Shaban Murati – një limon i shtrydhur fort!
Edhe dy fjalë të fundit për delirimet e Shaban Muratit dhe një sqarim njëherë e mirë për të gjithëNjë farë Shaban Murati nga muri i facebookut të tij ka hedhur delirin se meqë unë jam kritik i qeverisë dhe jam dakord me kauzën e opozitës për zgjedhje të lira, ndërsa nipi im, Endri Fuga, punon pranë qeverisë, kjo provon sipas tij se në këtë rast kemi Katovicën e zbatuar në Shqipëri.
Dy pjestarë të një trungu familjar ndarë në dy kampe të ndryshme!!!
Se unë dhe nipi im, si edhe babai i tij, vëllai im, sipas Shabës, jemi prova e tenderave dhe parave që qarkullojnë mes pozitës dhe opozitës, dhe që e kanë burimin te lidhjet e vjetra që dalin nga ish blloku.
Unë nuk kam kohë të merrem me këtë Shabanin, por përfitoj që të sqaroj njëherë mirë publikun për raportet e mia me nipin tim dhe pozicionin tim. Për më shumë sqaroj edhe ndonjë paçavure pranë qeverisë që kërkon që nga pleshti i Shabanit, ose miza nën kësulë që ai dhe disa të tjerë mbajnë prej dekadash, (do ta rrëfej një herë tjetër) të bëjnë një mal dhe nga andej të hedhin popla ndaj meje dhe qendrimeve të mia prej qytetari dhe akademiku të pavarur.
Po e kam thënë, nuk dëgjoj fare nga ai vesh unë!
E para, a jam unë një qarkullues parash, dhe cila është lidhja ime me paranë, apo me përfitimin nga ndonjë karrierë?
Biznes ? Zero.
Poste partiake? Zero.
Poste shtetrore? Zero.
Parà të ardhura nga veprimtaria ime e sotme e dëndur në media? Zero!
Para nga opozita e sotme? Zero.
Mjet qarkullimi rrugor : Motocikletë Vespa e viteve 83, pra 35 vjeçare? Copë një.
E di Shabani që familja ime nga nëna dhe babai kanë qenë pasanike dhe nuk kam përfituar asnjë lek deri tani nga pronat rurale që ata kanë pasur?
E di Shabani që shteti shqiptar më detyrohet miliona e qindra miliona lekë dhe nuk kemi marrë asgjë nga ato prona. Zero lekë.
Privatizim ndërmarrjesh me bono thesari ose lekë në dorë? Zero.
Libra dhe artikuj shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit? Pa fund!
Kjo paska qenë Katovica e komunistëve që e zbatuar te unë dhe familja jonë e përbashkët e Fugajve të mos kem as privatizime, as kthim pasurish, as biznese, as poste, as pushtet ?
Paskan qenë idiotë poqese e paskan menduar kështu.
Po Shaban Murati a del i Katovicës apo i kako-vicës nëse aplikon te vetja ai kriteret e tij të kalimit nga rregjimi i së vjetres te i riu?
Shabani, veç detyrash të tjera që nuk po i them këtë herë, ka qenë edhe shefi i redaksisë të informacionit të jashtëm të gazetës Zeri i Popullit, organi i Komitetit Qendror i Partisë.
Pas rënies të rregjimit, Shabani nuk ra.
U bë ambasador i zotit Berisha, pastaj ministër fuqiplotë, e deri para pak kohe edhe këshilltar pranë i ministrit socialist Bushati.
E dinte ai se sipas gjykimeve të tija edhe Ditmir Bushati është edhe ai produkt i Katovicës? Poqese e dinte si bashkëpunonte Shabani me një katovician?
Tani ky Shabani me poste, parà nga aministrata, që i shërben të gjitha qeverive, që ngrihet në poste dhe në detyra nga diktatura në demokraci është ky i Katovicës, apo jo? Nëse pranojmë hipotezën e tij.
Apo jam unë pa poste, pa funksione, pa karrierë politike, pa biznese dhe me shtetin ende debitor ndaj meje?
Si thoni?
Tani edhe një sqarim për familjen time, i pari edhe i fundit në këtë rrafsh.
Shabani bën aluzione edhe për vëllain tim që ai punoka për kryeministrin.
Ai duhet ta dijë se edhe vëllai im biznese mesa di? Zero!
Poste partiake? Zero!
Poste në administratë? Zero.
Lekë shteti shqiptar borxh edhe atij? Miliona!
Madje ai i gjori nuk merret as me politikë e as me fejtone dhe kritikë sociale, i duken pacavure, ai teknicien i lartë ndërkombëtar, atje ku Shabanin do ta lidhnin poqese do të donte të hynte me forcë sepse ndryshe askush nuk do e pranonte, ai pra e sheh botën nga lart dhe nga larg i mbyllur në racionalitetin e tij. Dhe qesh!
Prej pesëmbëdhjetë vjetësh asnjë lidhje me shtetin shqiptar sepse ka qenë i integruar në struktura ndërkombëtare.
Katovica e Shabanit edhe ata!
Me pensionin që merr nga puna e tij mesa ndjej nuk ka nevojë as të shitet e as të blihet për ca lekë këshilltari!
O pikaaaaaa o Shaban! Ku ke rënë!
Kurse sa për nipin tim më ka thënë se ai punon pranë kabinetit të kryeministrit Rama. Ma kanë thënë të tjerë, sinqerisht, sepse me të kurrë nuk kemi folur as ai për punët e mia dhe as unë për punët e tij.
Deklaroj që kurrë nuk kemi folur. Ai pus për punët e veta, unë introverti për projektet e mia.
Familja është familje dhe nuk ka pacavure që e quan veten media që të thyejë dhe cënojë sadopak unitetin, dashurinë dhe solidaritetin e Fugajve që nuk janë edhe aq pak.
Por, si familje dhe jo sot, ne ndajmë lidhjen familjare aq të dashur mes nesh, nga bindjet politike ose angazhimet qytetare të secilit. Ndarje e prerë. Kjo është edukata, ky është edhe mësimi i hidhur që na ka lënë e shkuara jonë familjare.
Endrin unë e dua shumë fort si nip. Po ta shihja përshembull Shabanin që do ta prekte me dorë në rrugë, do ta gremisja tutje në mbrojtje të familjarit tim.
Por si duket për shumë e shumë gjëra në politikë dhe në shoqëri unë dhe Endri nuk ndajmë të njejtat bindje, opinione, qendrime.
E ku është problemi këtu?
Mos duan disa që qendrimet prerazi të kundërta në demokraci të zgjidhen duke vrarë baba birin, nipi xhaxhain, vëllai motrën, kushururi kushuririn? Poqese kjo është logjika sipas kësaj Shabanin do ta kishin qëruar qysh në vitin 1990.
Jo nuk është kjo qytetaria politike në demokraci.
Ai në punë të vet, në qeveri, dhe uroj ta kryejë me ndershmëri punën e tij, nuk e di fare se me çfarë merret, unë në punën time në kërkimin shkencor, në mësimdhënie, brenda dhe jashtë vendit, si edhe me një mendim kritik për shoqërinë shqiptare ndofta prej aq kohësh qëkurse nipi im ishte ende në kopësht.
Ai mendon ndofta se kam gabim unë, unë them se e ka gabim ai. Por nuk debatojmë kurrë në familje. Kuuurrëë!
Katovica pra është këtu thjesht një delir i Shabës, është një farë kakë-vice, një lloj vickle e tij në pelqëri, që në mos ja kanë yshtur ta bëjë për të zëvendësuar si teknikë manipulimi Cadrën me Fugën, e bën si inat ndaj ministrit Ditmir Bushati, që siç më informojnë e paska hequr nga kabineti i tij ca muaj më parë.
Mirë e ka bërë! Cfarë këshillash mund t’i jepte Shabani i vjetër Ditmirit të ri aman o Perëndi!
Dhe Shaba në inat e sipër, tani që e paskan hedhur si limon i stërshtrydhur nga të gjitha pushtetet bërtet si dikur ai që hipte te Skënderbeu dhe thërriste : Poshtë imperializmi, Shabani thërret nga muri : Poshtë Katovica!
(J.V/Shuplaka)