Mëngjesin e sotëm forca të shumta të IKMT-së dhe të policsë në një aksion të organizuar, shembën lokalin “Panorama” në Porto Palermo në pronësi të Mihal Kokëdhimës, pronari i cili dhunoi turistët spanjollë.
Pamjet e tmerrshme të dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i lokalit “Panorama” Mihal Kokëdhima kanë bënë xhiron e rrjetit dhe fill pas incidentit, policia bllokoi aktivitetin dhe nisi hetimin për dokumentacionin e objektit i cili rezultonte pa leje.
Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë, Kokëdhima u shpreh se ka qenë iu paarmatosur dhe se vetëm një celular kishte me vete, ndërsa shtoi se madje ai e ka shok kryeministrin Edi Rama. (lexo këtu dëshminë).
Aktivisti Genc Sejko i njohur për “memet” e tij pikante në rrjet, ka ironizuar ditën e sotme duke treguar edhe “arsyen” se pse u shemb lokali i Mihalit.
“Mihali nuk po “paguan” se rrahu turistat. Sepse Mihali ka vite qe shan e rreh turista. Mihali po “paguan” sepse doli ne gjyq e tha se ‘ka mik kryeministrin’. Tani kryeministrit eshte i detyruar te “vertetoje” se nuk e njeh Mihalin.”- shkruan Genc Sejko.