Gjatë ditës së sotme, lajmi se është liruar autorja e aksidentit me pasojë vdekjen e djalit 11-vjeçar të ish-zv/ministrit Avenir Peka, mbushi axhendën e mediave.
Kujtojmë këtu se Uarda Çota u dënua me 5 vite burg në ndryshimin me masën e dënimit të kërkuar nga Prokuroria prej 8 vitesh burg.
Ajo u lirua sot si një ndër 10 gratë e dënuara që vuanin dënimet në burgjet e Tiranës, në kuadër të ligjit për amnistinë.
Por për gazetarin Muhamed Veliu, mediatizimi i këtij rasti ka qenë një veprim i gabuar nga ana e mediave. Madje sipas tij, mediat në njëfarë mënyre e kanë kthyer Uarda Çotën në heroinën e ditës.
“Kur disa media kthejnë në heroinën e ditës një vrasëse”, shkruan gazetari në Facebook.
Më pas ai shton se amnistia, ka qenë një alibi e mirë për gazetarët të cilët sipas tij nuk kanë bërë asnjëherë gazetari, por e kanë “përdhunuar” atë.
Postimi i Veliut:
“KUR DISA MEDIA KTHEJME NE HEROINEN E DITES NJE VRASESE.
Nuk e kuptoj histerine kolektive te mediave per ta kthyer ne lajm te pare te dyte dhe te trete amnistine. Apo si dite shtune pa lajme o burra te mbushim edicionin me amnistine.
Me skandalozja intervistimi nje te burgosure e cila mori jeten e nje femije pasi ishte e dehur ne timon. Nuk tha asnje fjale pendese per tagjedine e shkakruar ne ate familje.
Mos u habisni kur ta shikoni kete femer ne te gjitha studiot televizive ku nuk do te mungojne pyetjet: A ta lypnin gardianet meshkuj?etj etj.
Mos u habisni kur ta shikoni ne ndonje parti politike ne emer te rehabilitimit te saj. Ne fakt mendoj se amnistia ishte nje alibi e mire sot per te shuar dhe hequr vendjen nga sherrnaja e nisur prej atyre qe nuk kane bere asnjehere gazetari por e kane perdhunuar ate duke shitur influence per interesant e tyre dhe jo informuar publikun.
Sherri mes tyre eshte vetem fillimi i se te treguarit te asaj qe zien brenda medias shqiptare keto 26 vite. Tani qe mberriti pika e velimit shpertheu qelbi. Spektakel i sigurte. #vajmedetmediashqiptare”. (D.D/Shuplaka)