Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar pas mbylljes së protestës së opozitës .
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Tëitter, Bardhi ka shkruar se dënon me forcë sulmin e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj grave dhe fëmijëve që ishin sot në protestë.
“Dënoj me forcë sulmin kriminal të Policisë së Shtetit me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në protestë. Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar!”, tha Gazmend Bardhi.
Opozita e bashkuar protestoi sot, në atë që liderët politikë opozitarë e kanë konsideruar si “protesta më e madhe e tyre”.
Kujtojmë që pas mbylljes së protestës polica shoqëroi në komiosariat 12 persona , ku mes tyre edhe ish-deputetin e PD-së, Luan Baçin.