Një punonjës ka mbetur i plagosur rëndë pas shpërthimit në një gomisteri në Durrës.
Fillimisht ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ka marrë mjekimin e parë.
Mësohet se plasja e gomës së një makine në gomisteri ka lënë të plagosur punonjësin, 40 vjeqari Xhovalin Prenga ka qenë duke punuar dhe ka plasur goma.
Ai është shoqëruar në spital me makinë personale dhe më pas është dërguar drejte spitalit të Tiranës për një mjekim me të specializuar pasi dëmtimet që ka marrë janë shumë të renda.
Burime nga spitali thonë që dëmtimet më të mëdha i ka marrë në fytyrë dhe në kokë dhe njërin krah e ka të lënduar rëndë.