01:35 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthen ish-deputeti i PS: Rama bredharak samitesh, pozaxhi dhe lypsar i neveritshëm fotosh

09:40 | 13/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen ish-deputeti i PS: Rama bredharak samitesh, pozaxhi dhe lypsar i neveritshëm fotosh

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në samitin e NATO-s për sfidat e sigurisë në Bruksel ku ka përfituar nga rasti që të takohet me shumë liderë të vendeve të ndryshme dhe të shkrepë dhe foto me ta.

Por ‘afërsia’ kaq e madhe e kryeministrit Rama është parë edhe si një lloj hipokrizie duke u etiketuar edhe si ‘klloun’.

Në lidhje me këto veprime të Ramës në Bruksel, ish-deputeti i PS-së Kastriot Islami në një reagim në rrjetet sociale ka thënë se Ramës i janë mbaruar të gjitha gënjeshtrat dhe mashtrimet dhe askush nuk e beson më, madje ndiejnë neveri ndaj tij.

Sipas Islamit liderët europianë e dinë se kryeministri shqiptar sfrohet për të bërë foto dhe për tu hedhur dorën në qafë, duke shtuar se tashmë i ka dalë boja.

Postimi i plotë:

Rama s’ka më as barcaleta, as shaka të kripura për ti treguar homologëve europianë…

Ekspozitat shëtitëse të zhgarravinave s’paraqesin më interes për kryeqytetet e Europës…

Edi Rama ish-baskebollist s’është dicka që i tërheq liderat europianë…

Per me teper, të gjithë tanimë e kanë të qartë se është i korruptuar…

S’ka asnjë kancelari në Europë që s’njeh lidhjet e tij e të ministrave të tij me mafian, individët me rekorde kriminale, trafikantët e drogës e të armëve…

Gjate qeverisjes se tij, u shndërrua në vendin kryesor të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Europë dhe trampoline kryesore e trafikimit të drogave të forta…

Në të gjithë raportet raportet ndërkombëtare shkruhet se në periudhën 2013-2018 Shqipëria është shndërruar në lavatricen më të madhe të pastrimit të parave….

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë….me shifrën më të lartë të papunësisë…

Shqiptarët këto 5 vitet e fundit janë azilkërkuesit kryesorë në vëndet e BE…mbi 60 % e të rinjve duan të largohen nga vëndi dhe 43 % e të gjithë shqiptarëve duan të emigrojnë…

Ramës i janë mbaruar mashtrimet për shqiptarët dhe askush s’e beson më c’thotë…

Ramës i janë mbaruar gjënjeshtrat për ndërkombëtarët, ata ndjejnë neveri kur ju afrohet…

Liderat europianë kur e shikojnë tju afrohet e kuptojnë se po ju lyp foton e rradhës…

Liderat europianë kur ju afrohet i shmangen se presin tju hedhë dorën në qafë…

Liderat europianë e njohin mirë pozantin e samiteve e fotografin e tij shoqërues…

Liderat europianë e dinë që shkon në samite për foto që ju a shet shqiptarëve si mbështetje…

Realisht i ka dalë boja….

Rama mediokër, bosh, i paaftë, dështak s’di më cfarë të sajojë….

Ka filluar të kalbëzohet….Kjo është faza e fundit…

Tani s’qëndron më dot as në parlament, as në zyrë, as ne qeveri, as ne parti, vetëm arratiset…

Tani s’qëndron dot në takime… s’komunikon dot në rrjetet sociale… s’flet dot me njerëz….

Është nervoz…shan…ofendon… godet….

Ka gjetur zanatin e ri… pozant me atlete në mbledhje e takime ndërkombëtare…

Në cantën e tij janë atletet e bardha dhe me vete ka shoqëruesin fotograf, konfidencial….

S’ka më asnjë lajm me fjalë nga takimet ndërkombëtare, vetëm foto, poza, batuta…

Gjithcka shpërndahet nën rrogoz… asgjë zyrtare…sepse të gjitha janë sajesa…

Foto takimesh dyshe… foto familjare të samiteve… foto pranë liderave europianë….

Foto ose video duke bërë batuta…

Foto ose video duke i vënë dorën në qafë atij apo asaj drejtues(e) europian(e)…

Foto ose video duke pozuar, duke u ngërdheshur…duke bërë xheste me duar e me trup…

Foto ose video provokuese me atlete…duke kruajtur kokën… me dorën në fytyrë…

Pozant si ata që pozojnë lakuriq në studiot e pikturave…

Dhe fotografi që shkrep aparatin për të fiksuar gjithcka… madje dy fotografë, njëri ministër…

Dhe pastaj hop e në tutiter: Foto e ditës…..

Foto e ditës shoqerohet me fjalë bombastike, “takim i paharruar”, “takim kokë më kokë”…

Sikur të ishin takime të një shurdhi….të një pozanti memec që lyp foto ….

Sepse në takime s’thotë asgjë dhe nuk i thonë asgjë…

Sepse në takime nuk ka asgjë me vete, as dosje dhe as projekte… vetëm fotografin…

Gjithcka bëhet për të tërhequr vëmëndjen….për të mashtruar shqiptarët me “foton e ditës…

Shkon e vjen me atlete… me fotografin me vete… pozon dhe lyp foto kudo që vete…

Në kthim, cantën plot me foto… dhe asgjë tjetër…

Mjere medet për pozantin e “fotos së ditës”…

….Kundërmon aromë kalbëzimi…

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: kastriot islami
Pas

Foto/ Njihuni me njësinë elitare anti-terror, që do të kujdeset për sigurinë e Trumpit në Britani

Para

Mos e humbisni/ Nikollë Lesi zbardh takimin e Ramës me Trump: Ule mor ti zërin, Ditmir shko me celular në tualet…

Para

Mos e humbisni/ Nikollë Lesi zbardh takimin e Ramës me Trump: Ule mor ti zërin, Ditmir shko me celular në tualet...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.