18:02 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthen ish-këshilltari i Berishës ndaj Majlinda Bregut: U pasurove për shtatë breza, ke gjynahe për 9 rrathë ferri

18:49 | 27/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen ish-këshilltari i Berishës ndaj Majlinda Bregut: U pasurove për shtatë breza, ke gjynahe për 9 rrathë ferri

Deputetja e PD­-së, Majlinda Bregu ka reaguar dje pas një reportazhi të transmetuar në media për fshatin Polis­-Sheh të Librazhdit, ku vajzat po martohen në moshë të mitur duke thënë se ky fenomen ndosha ka lidhje edhe me fenë islame, siç edhe një mësues u shpreh.

Për Grid Rrojin, ish-këshilltarin për mediat të ish-kryeministrit, Sali Berisha, lidhja që Bregu i bën fenomenit me fenë islame është i papranueshëm. Është dhe kjo arsyeja pse ish-Drejtuesi i Departamentit të Informacionit të Këshillit të Ministrave ka shpërthyer në akuza mjaft të ashpra ndaj deputetes së PD-së.

“Një deputetë e Kuvendit që ka qenë ministreshë e PD-së dhe ka shitur dëngla me okë, e cila është pasuruar për shtatë breza dhe ka një dosje të madhe në qarqe të caktuara që i dinë të gjitha, një që lëviz me ‘makine të lirë’ Xhaguar, një që në jetën e vet publike ka gjynahe sa për 9 rrathë ferri….paskërka nxitur urrejtjen fetare duke njësuar një problem shoqëror me një fe të caktuar. Zonja në fjalë nuk e ka nga padija se është doktoreshë shkencash në sociologji, shkenca që studion organizimin e shoqërisë. Atëherë me rregull treshi i bie që e ka nga urrejtja për shqiptarët”, – shkruan Grid Rroji në rrjetet sociale.

grid rroji

 

Reagimi i djeshëm i Bregut ishte:  

Nisur nga shqetësimi i mësuesve të fshatit se vajzat e mitura po braktisnin shkollën për tu lidhur në martesë nga prindërit në moshën 12­14 vjeçare. Nuk e njoh zonen, por dëshmia e shqetësimi i mësuesve më ngjau si këmbanë që nuk bie vetëm aty. Nuk di dhe as mund të interpretoj Kur’anin dhe Hadithet e tij, por di se as në të drejtën islame nuk lejohen martesa pa pëlqimin e palëve. Por nëse ajo që ndodh në Polis­Sheh nuk është rast i shkëputur siç kam frikë, në alarm duhet të vihemi të gjithë.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: Majlinda Bregu
Pas

U sorollat në 45 gjyqtarë, vetëm pas 7 vitesh vajza suedeze mundi të merrte atësinë e babait shqiptar

Para

Pas debatit Tufa-Çuli, Kryeministria patronazh mbi aktivitetet e tjera të kulturës

Para
Pas debatit Tufa-Çuli, Kryeministria patronazh mbi aktivitetet e tjera të kulturës

Pas debatit Tufa-Çuli, Kryeministria patronazh mbi aktivitetet e tjera të kulturës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

Kina prezanton planin e ri për të rritur lindjet, do të ofrojë mbështetje 500 dollarë në vit për çdo fëmijë nën 3 vjeç

“Kusht për rivendosjen e marrëdhënieve të Kievit me aleatët”, pretendimi i Moskës: SHBA dhe Britania kanë diskutuar zëvendësimin e Zelenskyt

Përmbytje apokaliptike në Pekin! Evakuohen 80 mijë persona, dhjetëra të vdekur

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.