06:06 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Shpërthen Luçiano Boçi: Manipulatorë profesionistë, hardhuca të botoksuara, reptilë me gjakun të bërë ujë… po shtrydhin qelbin e shpirtit të tyre

22:40 | 13/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti i PD-së i kundërpërgjigjet Fleckenstein-it: A të ka uruar ndonjëherë ty shefi “suksese në jetë”?!

Deputeti i Partisë demokratike Luçiano Boçi, mbrëmjen e sotme ka reaguar pas deklaratave të njëpasnjëshme nga figura të ndryshme të politikës por edhe të medias, si Edi Rama apo Fatos Lubonja, të cilët e konsideruan të ulët numrin e pjesëmarrësve në protestën e sotme.

Pas ka dëgjuar ç’janë thënë e stërthënë gjatë gjithë ditës, Boçi ka shpërthyer në fund të mbrëmjes duke përdorur fjalë mjaft të forta për kundërshtarët.

“Manipulatorë profesionistë, hartimxhinj skutash, kalemxhinj të neveritshëm, hardhuca të botoksuara, “skribë” fishkëllyes e lloj lloj reptilësh me gjakun të bërë ujë, për shkak të vërtetës së shpalosur sot, po shtrydhin këto orë qelbin e shpirtit të tyre, për të gjetur aty “të metat” e mitingut të Opozitës!?
Mëshirë e keqardhje për këtë kor!
Qytetarët opozitarë triumfuan!”, shkruan Boçi.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruante sot pas përfundimit të protestës, se pamja në Bulevardin Dëshmorët e Kombit e trishtoi, pasi sipas tij, pjesëmarrja e qytetarëve vërtetoi se PD është kthyer në një fantazëm politike.

“Pamja gjysëm e zbrazët e bulevardit sot, më trishtoi edhe mua, jo më ju! Më trishtoi sepse, pavarësisht se jam kundërshtar natyral i PD-së, nuk ndjehem aspak mirë që një parti e madhe shqiptare, është katandisur sot në një fantazëm të jetës sonë politike, në arratinë e saj prej zgjedhjeve për parlamentin e ri.

Më trishtoi sepse, pavarësisht se as e kam votuar e as kam për ta votuar ndonjëherë PD-në, nuk ndjehem aspak mirë që votuesit e saj kanë mbetur sot jetimë të një republike fantazëm. E cila u premtohet, si oazi i një jete ku rafsha mos u vrafsha, ku të gjitha problemet e kësaj toke, janë të zgjidhura si me magji. Më trishtoi sepse, nuk arrij dot as ta imagjinoj, se si një grusht njerëzish, më saktë dy burra, njëri i tmerruar nga drejtësia e tjetri i lemerisur nga zgjedhjet, ta asgjesojnë një forcë historike si PD-ja, për interesat e tyre krejt vetjake.”, shkruante Rama. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: luciano bociprotesta
Pas

6 qytete pa drita ditët në vazhdim, OSHEE njofton se shkak janë punimet (ORARET e ndërprerjes së energjisë)

Para

I riu nga Malësia e Madhe tenton të vetëvaret me litar, familjarët e dërgojnë në gjendje të rëndë në spital

Para
Vetëvaret 16-vjeçari në Vlorë, prindërit e gjejnë të pajetë brenda kasolles

I riu nga Malësia e Madhe tenton të vetëvaret me litar, familjarët e dërgojnë në gjendje të rëndë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.