Deputetja e opozitës Majlinda Bregu ka zgjedhur të komentojë sot lajmin për thyerjen e bojkotit të Parlamentit nga ana e saj. Ajo ka takuar ditën e djeshme zëvendës ministrin e jashtëm të Estonisë dhe kjo është cilësuar si një shkelje e bojkotit.
Ajo është ndalur gjatë edhe në sulme ndaj mediave që e kanë publikuar lajmin, ku nuk kanë munguar as fjalët jo etike.
Reagimi i plotë i Majlinda Bregut
Te dashur miq e ish miq e hic miq te medias,
Po banalizoni te verteten! Dhe kjo eshte kriza juaj,jo e imja!
Një sqarim për lajmin “Bregu thyen bojkotin duke shkuar në Kuvend”
E fundit gje qe mund t’i bej vetes eshte ta lejoj te viktimizohet nga disa gazetare, kalemxhinj, thashethemexhinj, injorante politike e gjithe shpuren e ketij soji. Ku doni te dilni me kete lajm qe meqe kam takuar dje Zv Ministrin e jashtem Estonez ne zyre, paskam thyer bojkotin?!
Cilin bojkot?!
Ka ndonje bojkot per te zhvilluar takime pune?! Ka ndonje bojkot per takime me nderkombetare?! Apo duhet t’i bejme takimet ne kafe?! Pse nuk bete lajm per thyerje bojkoti kur takuam ne KUVEND bashke me koleget Paloka e Spaho, znj. Mogherini?!
Te dashur miq e ish miq e hic miq te medias,
Behuni serioze.
I keni lejuar boll vetes te jeni kontributore reale e me peshe ne prodhimin e lajmeve te genjeshterta.
Ky lavazh truri, kjo trallisje e cektesi qe ka kjo shoqeri sot, eshte edhe ne saje te punes tuaj te palodhur per te perfolur n vend te te folurit, per te gjykuar ne vend te te menduarit, per te orientuar mendime e veprime kallep.
Sic i doni ju sic i gjykoni ju!
Po banalizoni te verteten! Dhe kjo eshte kriza juaj,jo e imja!
Shqipëria sot është vendi i njëqind krizave. Por më e rënda është verbëria morale e ligësia e fshehur pas parimeve që po trimëron kanibalët e gjuhës, gaztorët e oborreve të pushtetit dhe këta heronjtë e fallsifikimit të përditshem, qofshin politikanë, gazetarë apo biznesmenë.
Kaq!