Një makinë ka shpërthyer sot në orët e para të oaradites në Durrës. Sipas informacioneve makina ka shpërthyer gjatë kohës kur kishte qenë ndalur, ndërsa drejtuesi kishte shkuar në një dyqan pranë.
Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit tip “Ford Focus” me targa AA 276 CK ka dalë menjëherë nga makina.
Flakët janë shuar me mjete rrethanore nga personat e lokaleve pranë vendngjarjes.
Ndërkohë ka mbërritur edhe policia së bashku me forcat zjarrfikëse. Dyshohet që shpërthimi në flakë të ketë ndodhur për shkak të një defekti elektrik.
(E.K/FAXWEB)