Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe.
Mësohet se një mjet i parkuar ka shpërthyer me lëndë eksplozive, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Dyshohet se mjeti i përket një polici të doganës së Hanit të Hotit dhe ka shpërthyer teksa ishte i parkuar para banesës ne fshatin Pjetroshan. Ai është Sokol Gobeti, rreth 50 vjec. Makina e tij e cila u hodh në erë ishte parkuar para banesës së Gobetit.
Forca police kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Vijon… (M.D/ Shuplaka)