Gazetari Mentor Kikia kërkon ndëshkim të ashpër për trafikantët që kapen duke shpërndarë drogë nëpër shkolla.
Duke iu referuar një deklarate të ministrit të Brendshëm turk, Kikia shkruan se trafikantëve që kapen duke shpërndarë drogë nëpër shkolla, duhet tu thyhen këmbët pasi e drejta jetike, më e madhe, është ajo që fëmijët duhet të qëndrojnë larg drogës.
POSTIMI I PLOTË:
“Tu thyhen këmbët trafikantëve të drogës që kapen në shkolla”
Nuk e kisha menduar se do ti referohesha ndonjëherë një ministri turk. Por deklarata e Ministrit të Brendshëm më tërhoqi vërtet. Ja cfarë ka thënë ai: “Nëse një shpërndarës droge është afër një shkolle, policia ka për detyrë që t’ia thyejë këmbët. Bëjeni dhe më fajësoni mua. Edhe nëse kushton 5, 10 apo 15 vite burg, ne do të paguajmë”.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e shoqatave për të drejtat e njëriut. Por, sinqerisht, unë mendoj se e drejta jetike, më e madhe, është ajo që fëmijët duhet të qëndrojnë larg drogës. Ndrësa trafikantët , ata që joshin fëmijët për ti futur nën kthetrat e saj, meritojnë më shumë se kaq.
(B.H/Faxweb)