Ndërkohë që në zyrën e Komisionit Qendror të zgjedhjeve po numërohen kutitë e kontestuara, deputetja Mesila Doda ka shpërthyer kundër të gjithë eksponentëve të KQZ-së.
Kjo sepse sipas saj nuk kanë llogaritur votat e shënuara me pikë, mirëpo vetë Doda duket se ka votuar me pikë.
“Skandali i fundit
Vota me pike nuk quhet…
Dhe ktu po kuptoj gjithe bastardet qe na rrethojne edhe deri ne krye ne kqz, sepse une vete kam votuar me pike dhe jo njehere… por kete here veçanerisht per pdiu eshte e pavlefshme….
Çfare te them o Klement… e bere edhe voten time te pavlefshme… i bjen nuk kam votuar dot per veten time…
Turp e faqja e zeze…”, shkruan Mesila Doda. (D.D/Shuplaka)