14:21 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthen Myftaraj: Hoyt Brian Yee një sorosian, Joti u shpërblye nga Rama me QSUT-në, por nuk ka dorëzuar as CV

10:40 | 16/05/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen Myftaraj: Hoyt Brian Yee një sorosian, Joti u shpërblye nga Rama me QSUT-në, por nuk ka dorëzuar as CV

Analistri Kastriot Myftaraj u arrestua vetëm pak ditë më parë nga policia pasi publikoi një shkrim në lidhje me ambasadoren e BE-së në vend Romana Vlahutin. 

Por sot Myftaraj ka reaguar në lidhje me emërmin e Enkelejd Jotit në krye të QSUT-së. Sipas Myftarjajt  zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee do ta kuptojë se çfarë rregjimi është krijuar në Shqipëri dhe sesa absurd është nëse drejtori i përgjithshëm i CNN do të ishte bërë para zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar drejtor i klinikës më të madhe publike (shtetërore) në SHBA, që është National Institutes of Health Clinical Center në Bethesda (Maryland).

Më tej Myftaraj thekson se Enkeljed Joti është një nga personat më të afërt të Edi Ramës dhe morri postin e drejtorit të QSUT-së si një shpërblim nga Rama edhe pse nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë. 

“Z. Joti madje nuk paraqet dot as një CV në faqen zyrtare online të QSUT. Nëse ai do të bënte një CV ajo do të shërbente për të bërë interesant emisionin humoristik “Portokalli”. Detyra e z. Joti nuk është mbarëvajtja e punës në QSUT, por që të vjedhë në QSUT për familjen pronare të Top Channel dhe për vete.”, shkruan Myftaraj. 

Më tej ai sqaron se në QSUT vidhet që nga tenderi i lavanderisë, te tenderat e barnave, ushqimeve, pajisjevej. “Z. Joti “koincidoi” të vinte në QSUT në kohën kur do të nisin të zbatohen disa projekte me donatorë të huaj që arrijnë në masën 50 milionë euro.”, shprehet më tej Myftaraj. 

Po kështu Myftaraj thekson se vetë Hoyt Brian Yee ka folur për Top Channel dhe pas takimeve me opozitën duke iu dhënë infomacion pasi është një sorosian. 

“Pra ka qenë Hoyt Brian Yee që ka raportuar në Top Channel para dhe pas takimeve me opozitën. Nuk është për t’ u habitur meqënëse Hoyt Brian Yee është një sorosian dhe Top Channel është qendra e propagandës sorosiane në Shqipëri. Paleontologëve iu mjafton të gjejnë një eshtër sado të vogël të një skeleti dinozauri për të ndërtuar pastaj gjithë skeletin në përmasat natyrale. Z. Yee nuk mund të mos e ndërtojë nga fakti i mësipërm, emërimi i z. Joti, skeletin e regjimit-dinozaur që sundon Shqipërinë tani.”, përfundon Myftaraj. 

SHKRIMI I PLOTË:

Çfarë e lidh Hoyt Brian Jee me QSUTop Channel

Që i dërguari amerikan për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, Hoyt Brian Jee të kuptojë se çfarë regjimi është krijuar në Shqipëri dhe sa absurde është mbajtja e zgjedhjeve nën këtë regjim, mjaft të imagjinojë se çfarë do të ndodhte në SHBA nëse drejtori i përgjithshëm i CNN do të ishte bërë para zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar drejtor i klinikës më të madhe publike (shtetërore) në SHBA, që është National Institutes of Health Clinical Center në Bethesda (Maryland).
Në Shqipëri, Enkelejd Joti, drejtori i përgjithshëm i Top Channel, që është TV më i afërt me Kryeministrin Rama, u bë para pak kohe, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Teraeza” që është barazvlerësi i NIHCC në SHBA.
Z. Joti, një njeri që nuk ka lidhje me mjekësinë e ka marrë këtë post si shpërblim për shërbimet që Top Channel i ka bërë dhe i bën Edi Ramës. Z. Joti madje nuk paraqet dot as një CV në faqen zyrtare online të QSUT. Nëse ai do të bënte një CV ajo do të shërbente për të bërë interesant emisionin humoristik “Portokalli”. Detyra e z. Joti nuk është mbarëvajtja e punës në QSUT, por që të vjedhë në QSUT për familjen pronare të Top Channel dhe për vete.
Dhe në QSUT ka shumë për të vjedhur, se atje vjedhin që nga tenderi i lavanderisë, te tenderat e barnave, ushqimeve, pajisjeve etj. Z. Joti “koincidoi” të vinte në QSUT në kohën kur do të nisin të zbatohen disa projekte me donatorë të huaj që arrijnë në masën 50 milionë euro.
Gjithçka që Hoyt Brian Jee supozohej ta thoshte konfidencialisht sa iu përket bisedimeve me opozitën doli ekskluzivisht në Top Channel. Burimi nuk mund të jetë opozita sepse ajo e ka akuzuar Top Channel si përhapës të fake neës. Pra ka qenë Hoyt Brian Jee që ka raportuar në Top Channel para dhe pas takimeve me opozitën. Nuk është për t’ u habitur meqënëse Hoyt Brian Jee është një sorosian dhe Top Channel është qendra e propagandës sorosiane në Shqipëri.
Paleontologëve iu mjafton të gjejnë një eshtër sado të vogël të një skeleti dinozauri për të ndërtuar pastaj gjithë skeletin në përmasat natyrale. Z. Jee nuk mund të mos e ndërtojë nga fakti i mësipërm, emërimi i z. Joti, skeletin e regjimit-dinozaur që sundon Shqipërinë tani.
Unë nuk ndaj të njëjtin shqetësim me opozitën për zgjedhjet e ardhshme por shikoj me shqetësim se është krijuar një regjim që poi u mbyll gojën kritikëve të vërtetë publikë si kurrë ndonjëherë pas vitit 1990.(J.V/Shuplaka)

Pas

Majko, Veliaj dhe Tahiri bëhen bashkë: Duhet të dilet masivisht në votime, nuk ka nevojë Shqipëria të merret peng

Para

“Bëhu pjesë e ndryshimit të madh”, Veliaj fton qytetarët e Tiranës, për çfarë projekti bëhet fjalë

Para
“Bëhu pjesë e ndryshimit të madh”, Veliaj fton qytetarët e Tiranës, për çfarë projekti bëhet fjalë

“Bëhu pjesë e ndryshimit të madh”, Veliaj fton qytetarët e Tiranës, për çfarë projekti bëhet fjalë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Begaj vizitë në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë.

36 mjete lundruese të bllokuara, Policia Kufitare shpëton disa shiqiptarë e të huaj

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.