Para pak minutash i është vënë flaka një garazhi në pronësi të shtetasit A.H në Fushëkrujë, që ndodhet mes pallateve në lagjen ”Punëtori” të këtij qyteti.
Garazhi ndodhet mes pallateve dhe pritet ndërhyrja e zjarrfikëseve për të neutralizuar flakët të cilat siç shihen edhe në videon e mëposhtme, rrezikojnë pallatet dhe disa objekte ngjitur me të.
Në garazh ka goma makinash dhe sende të tjera që po digjen, ndërsa tymi ka mbuluar vendin.
Aktualisht flaka ka përfshirë dhe një objekt tjeter ngjitur me të që shërben si magazinë.
Dyshohet se zjarri mund ti jetë vënë nga disa fëmijë të lagjes.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=fpnViJDTXow&feature=youtu.be