Një kamion është përfshirë nga flakët në ecje e sipër pranë tunelit të autostradës Elbasan-Tiranë.
Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar por vetëm materiale.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër, automjeti tip “Kamion”, me drejtues shtetasin V. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.