Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Elbasan. “Ford-i” që drejtohej nga një grua mori flakë në lëvizje. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.
Njoftimi i policise:
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit