Një mjet tip ‘Benz’ me targa AA320RX është përfshirë nga flakët në vendin e quajtur rethrrotullimi i parkut në aksin rrugor Fier-Patos. Makina e përfshirë nga flakët drejtohej nga Adriatik Agaj.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë zjarrfiksja dhe policia. Po punohet për të gjetur shkaqet e zjarrit. Ndërkohë që raportohet se në momentin e flakëve në automjet nuk ka pasur njeri.
Informacion paraprak
Në datën 12.06.2018, në orën 07:30, në lagjen “1 Maji”, te kryqëzimi i parkut në Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Benz” me pronar shtetasin F.K, dhe drejtues shtetasin A.A.
Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në mjet.
https://www.youtube.com/watch?v=kgvJyjTfYX0&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post