Gjykata e Tiranës dha sot vendimin për mjekët e akuzuar për vdekjen e gruas së Alban Hoxhës, por nëna e të ndjerës nuk e ka pritur mirë atë.
Nëna e Doriana Hakës ka shpërthyer në lot jashtë gjykatës, ndërkohë që disa persona e mbanin për krahu.
Televizioni “Ora News” ka publikuar një video dhe disa foto, nga momenti i shpërthimit të nënës së Dorjanës, e cila mësohet të ketë thënë: “Ma vranë vajzën për së dyti”.
Në video ajo dëgjohet duke bërtitur: “Kriminelë! Dori mamit, u tallën me jetën tënde bijë!”.
Pavarësisht se u shpallën fajtorë, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba u dënuan vetëm me 400.000 lekë gjobë. Por, prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” 5 vjet për të dy mjekët.
Gruaja e portierit të kombëtares Alban Hoxha, ndërroi jetë më 19 nëntor të 2014-ës, si pasojë e një komplikacioni shëndetësor pas lindjes së fëmijës. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”243″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]